Lidhje

Irani: OKB-ja po vëzhgon veprimtaritë në një central bërthamor


Irani thotë se agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë atomike ka vendosur kamera për të mbikqyrur veprimtarinë në centralin e tij bërthamor në Natanz. Agjencia bërthamore e Iranit njoftoi sot se Kombet e Bashkuara kanë tani mundësinë të mbikqyrin plotësisht veprimtaritë në central.

Ndërkaq, ambicjet bërthamore të Iranit ishin një temë e rëndësishme diskutimi në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për më shumë transparencë nga Teherani lidhur me programin e tij bërthamor, ose përndryshe do të rrezikojë të izolohet edhe më shumë.

Në të njëjtën konferencë, Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk e kuptonte se pse Irani nuk u është përgjigjur ende pozitivisht propozimeve të shefit të Agjencisë Ndërkombëatre për Energji Atomike Mohamed ElBaradei.

Propozimi bën thirrje për ndërprerjen e sanksioneve të OKB-së nëse Irani pezullon përpjekjet për pasurimin e uraniumit. Kryenegociatori iranian për çështje bërthamore Ali Larijani ishte sot i pranishëm në konferencë, pasi nuk mori pjesë në punimet e djeshme për arsye shëndeti. //ad//

XS
SM
MD
LG