Lidhje

Ndikimi i pagjumësisë tek mbipesha


Një ilaç i ri dietik që tani mund të merret vetëm me recetë nga mjeku, shpejt do të shitet pa recetë. Ai pritet të jetë në raftet e dyqaneve në Amerikë dhe vende të tjera para verës... Fëmijët që nuk flenë sa duhet janë shpesh të grindur dhe të papërqëndruar në shkollë. Një studim i ri tani sugjeron se mungesa e gjumit mund të kontribuojë në edipeminë e mbipeshës tek fëmijët në shumë vende.

Në se fëmijët do të shkonin herët në shtrat dhe do të çoheshin vonë, do të kishte më pak të shëndoshë. Ky është përfundimi i një studimi të ri të publikuar mbi fëmijët dhe gjumin. Studimi i kryer nga Universtieti Northwestern, mori në shqyrtim 2 mijë fëmijë nga mosha 3 deri në 18 vjeç.

Studiuesit i peshuan fillimisht pjesëmarrësit dhe i kontrolluan përsëri pas pesë vjetësh. Studiuesit zbuluan se fëmijët që flenë më pak peshojnë më shumë sesa të tjerët. Në fakt fëmijët që flinin një orë më shumë çdo natë, ishin 20 përqind më pak të prirur për të qënë mbipeshë, pesë vjet më vonë. Regjimi i gjumit luan një rol më të madh për fëmijët midis moshës 3 deri në 8 vjeç.

Ndërsa zgjimi i shpejtë luan një rol më të madh tek pesha e fëmijëve nga 8 deri në 13 vjeç. Cut the rest of the paragraph. Studime të tjera tregojnë lidhje midis mungesës së gjumit dhe hormoneve që shkaktojnë urinë. Në këto studime ku vullnetarët u mbajtën pa gjumë, hormoni i urisë që quhet grelin u rrit 24 përqind. Studimet sugjerojnë se gjumi mund të pakësojë rrezikun e mbpkeshës dhe probleme mjekësore që shoqërohen prej saj.

*****

Në farmaci ka shumë ilaçe për humbjen e peshës por një medikament i ri dietik i quajtur Ellai do të jetë i pari që shitet pa recetë nga mjeku. Ai ka provuar të bllokojë yndyrnat. Por mos prisni që Ellai të jetë ilaçi magjik. Përdoruesit duhet të marrin pak kalori, pak yndyrna dhe të bëjnë fiskulturë. Ja sesi funksionon: Ellai bllokon absorbimin e një pjesë të yndyrnave nga zorrët. Njerëzit që përdorin medikamentin por që vazhdojnë të hanë yndyrna, vuajnë nga dhimbje stomaku dhe diareja. Kështu që përdorimi i ilaçit inkurajon ngrënjen me kujdes.

Megjithatë disa kritikë thonë se ilaçi mund të shkaktojë kancerin e zorrës së trashë. Por agjencia e ilaçeve thotë se medikamenti duhet marrë nën vëzhgimin e mjekut dhe se paraqet më pak rrezik sesa sëmundejet e zemrës apo diabeti që shkaktohen nga mbipesha. //rd//

XS
SM
MD
LG