Lidhje

Në Shqipëri mediat barazpeshojnë pasqyrimin e fushatës


Koalicioni shqiptar kundër korrupsionit dhe Instituti për Kërkime dhe Alternativa zhvillimi publikuan sot një raport dyjavor të monitorimit të mediave shqiptare gjatë fushatës së zgjedhjeve.

Nga monitorimi i 9 televizioneve dhe i 5 gazetave doli se mediat kryesore kanë pasqyruar ndjeshëm Instituti për Kërkime dhe Alternativa zhvillimi IDRA, Auron Pasha, thotë se mediat shqiptare janë duke pasqyruar fushatën në mënyrë të ndershme dhe në këndvështrim pozitiv. "Mediat shqiptare vazhdojnë të mbeten të fokusuara në garën për bashkinë e kryeqytetit. Krahasuar me periudhën pararendëse mediat televizive dhe ato të shkruara në Tiranë po shfaqin përmirësim dhe një mbulim mediatik të barazpeshuar të fushatës" - tha ai.

Zoti Pasha thotë se është e rëndësishme që mediat vazhdojnë të pasqyrojnë drejt fushatën deri në ditën e zgjedhjeve. "Është për t'u veçuar se gjithë politika dhe media janë kryesisht të përqendruara vetëm tek udhëheqësit më të lartë të partive kryesore. Vihet re se të gjithë kandidatët e tjerë, pasqyrohen nga mediat me tone pozitive, krejt ndryshe nga ajo që ndodh me udhëheqësit kryesorë" - tha ai.

Ky monitorim i medias nga organizatat jo-qeveritare është i pari këtë vit që organizohet nga grupe ekspertësh të paanshëm. Projekti që mbulon emisionet e lajmeve të edicioneve kryesore dhe disa gazeta është financuar nga Instituti Demokratik Amerikan NDI dhe po mbështet nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID. //rd//

XS
SM
MD
LG