Lidhje

Në disa komuna të qarkut të Shkodres votimi rrezikon të dështojë për shkak të parregullsive dhe mosmarrëveshjeve


Në veri të Shqiperisë, vazhdoi puna edhe gjatë orëve të natës për të përgatitur procesin e votimit për të djelën.

Baza materiale është shpërndarë në pjesën dërmuese të qendrave të votimit, por në disa komuna të qarkut të Shkodres procesi i votimit rrezikon të dështojë për shkak të parregullsive të bazës materiale të votimit dhe mosmarrëveshjeve mes komisionerëve.

Ndërkohë, të shtunën vonë, në Shkodër shkoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Bajram Ibraj, i cili porositi policinë vendore për zbatimin e ligjit dhe paanshmëri në procesin zgjedhor. //az//

XS
SM
MD
LG