Lidhje

India, Pakistani dënojnë shpërthimet që shkaktuan 66 viktima


India dhe Pakistani dënuan shpërthimet në një tren të cilat shkaktuan mbrëmë vdekjen e të paktën 66 vetëve, duke thënë se synimi ishte të pengohej procesi i paqes.

Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf tha se sulmi nuk do të dobësojë dot vendosmërinë për arritjen e një paqeje të qendrueshme. Kryeministri indian Manmohan Singh shprehu “pikëllim dhe zemërim” dhe premtoi kapjen e personave përgjegjës për sulmin. Dy bomba shpërthyen rreth mesnatës në një tren që udhëtonte nga Nju Deli për në Pakistan.

Autoritetet thonë se viktimat u bllokuan nga shufrat prej hekuri të dritareve dhe nuk mund të dilnin nga vagonat që kishin marrë flakë. Mes viktimave kishte indianë dhe pakistanezë megjithëse shumica e udhëtarëve ishin pakistanezë.

Ministri i jashtëm i Pakistanit Khurshid Kasuri tha se kjo nuk do ta pengojë atë për të vizituar Indinë këtë javë, siç ishte planifikuar. //kk//

XS
SM
MD
LG