Lidhje

Sekretarja Rajs takon mbretin Abdullah të Jordanisë


Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs u takua sot me Mbretin Abdullah të Jordanisë pas bisedimeve të djeshme në Jeruzalem me Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas dhe kryeministrin izraelit Ehud Olmert.

Ajo nuk njoftoi për ndonjë përparim në drejtim të procesit të paqes pas takimit me ta. Zonja Rajs u takua sot gjithashtu me shefat e sigurisë të Arabisë Saudite, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë. Bisedimet kanë si synim të forcojnë pozitat e zotit Abbas të fraksionit Fatah dhe ta bëjnë Hamasin në pushtet që të pranojë kërkesat ndërkombëtare përfshirë njohjen e Izraelit.//lk

XS
SM
MD
LG