Lidhje

Nora Xhons debuton me një album të ri


Këngëtarja e muzikës xhaz dhe pop, Nora Xhons, është artistja me disqet më të shitura të shekullit 21. Ajo ka shitur më shumë se 30 milionë disqe në gjithë botën. Tani këngëtarja 27-vjeçare ka nxjerrë albumin e saj të tretë me tirull "Not Too Late".

Nora Xhons ka një zë dhe stil interpretimi krejt të veçantë, që është i ngrohtë dhe emocional. Dy albumet e saj të parë ishin shumë popullorë. "Come Away With Me" doli në vitin 2002 dhe prej tij u shitën 10 milionë kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara. Albumi i saj i dytë "Feels Like Home" doli në qarkullim dy vjet më pas. Të dy albumet përfshijnë këngë të bukura për dashurinë dhe marrëdhëniet shoqërore. Një pjesë e këngëve janë komposuar nga vetë Nora Xhonsit dhe anëtarët e grupit të saj.

Albumi i tretë i Nora Xhonsit "Not Too Late," ndryshon nga dy të parët. Ajo është kompozitore ose bashkë-kompozitore e të gjitha këngëve të tij. Këngët janë më melankolike dhe më serioze "Thinking About You" ka të bëjë me prerjen e marrëdhënieve mes dy të dashuruarve.

THINKING ABOUT YOU

Albumi “Not Too Late” ndryshon gjithashtu nga dy albumet e mëparëshme të saj sepse përmban edhe këngë me deklarata politike. Kënga “My Dear Country” shpreh pakënaqësinë e saj me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2004.

MY DEAR COUNTRY

Nora Xhons luan në pjano dhe kitarë në albumin e saj të fundit. Ajo i incizoi këngët e këtij albumi në studion e shtëpisë së saj në New York. Dhe këtu ndahemi me këngën "Sinkin' Soon", që tingëllon si muzika e Nju Orleansit, nga albumi "Not Too Late"

SINKIN' SOON

XS
SM
MD
LG