Lidhje

Irak: Nënpresidenti shiit i shpëton një atentati


Zyrtarët irakianë thanë se nënpresidenti shiit Adel Abdel Mahdi i shpëtoi një atentati pas shpërthimit të një bombe brenda një ndërtese qeveritare në Bagdat.

Të paktën gjashtë persona u vranë, por nënpresidenti dhe ministri i punëve publike morën vetëm plagë të lehta.

Shpëthimi tronditi Ministrinë e Punëve Publike në distriktin Mansur në qendër të Bagdatit ndërsa zoti Abdel Mahdi po merrte pjesë në një konferencë. Policia tha se lënda shpërthyese ishte vendosur brenda ndërtesës.

Adbel Mahdi është anëtar i grupit më të madh politik shiit dhe një nga dy zëvendësat e presidentit Jalal Talabani.

Policia irakiane njoftoi për disa sulme me bombë dhe mortaja në kryeqytet që kanë shkaktuar të paktën tre të vrarë.

Në një zhvillim tjetër, ushtria amerikane tha se forcat e koalicionit gjetën një numër të madh bombash të sofistikuara të vendosura në anë të rrugës dje në veri të Bagdatit. Zyrtarët ushtarakë thanë se besojnë që këto pajisje të kenë ardhur nga Irani. //ze//

XS
SM
MD
LG