Lidhje

Moska paralajmëron Marti Ahtisarin për planin e Kosovës


Serbia dhe Rusia e paralajmëruan përsëri të dërguarin e Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari që të mos e paraqesë planin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit nëse ky plan nuk mbështetet më parë nga Beogradi dhe Prishtina.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Vladimir Titov përsëriti sot pikëpamjen e Moskës se një kompromis i pranueshëm nga të dyja palët është me rëndësi thelbësore për paqen në Kosovë. Moska ka kërcënuar se do t’i verë veton çdo propozimi të cilit i mungon kjo mbështetje.

Paralajmërimi bëhet pas bisedimeve që zoti Titov zhvilloi në Beograd me Kryeministrin serb Vojisllav Koshtunica.

Propozimi i zotit Ahtisari për Kosovën ofron vetëqeverisje dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare por nuk përmend shprehimisht fjalën pavarësi. Serbia e kundërshton me forcë kërkesën e shumicës shqiptare për pavarësi.

Ndërkohë, bisedimet shqiptaro-serbe që zhvillohen në Vjenë nën drejtimin e zotit Ahtisari nuk kanë arritur në ndonjë marrëveshje. //rd//

XS
SM
MD
LG