Lidhje

SHBA: Vdes në moshën 77 vjeçare ish-senatori Igëllton


Ish-senatori demokrat amerikan Tomas Igëleton, i cili mori pjesë në garën presidenciale me kandidatin tjetër, Xhorxh MekGovern, në vitin 1972, vdiq në moshën 77 vjeçare.

Familja e tij njoftoi sot me një deklaratë, se ai vdiq nga një kombinim i problemeve në zemër dhe në organet e frymëmarrjes. Igëlton, i cili ishte kundër luftës në Vietnam, shërbeu në Senat si përfaqësues i shtetit të Misurit që nga dhjetori i vitit 1968, e deri në janar të vitit 1987.

Në vitin 1973, ai arriti të realizonte me sukses shkurtimin e fondeve për bombardimin në Kamboxhia, një hap i rëndësishëm për t’i dhënë fund Luftës së Vietnamit. Ai u tërhoq nga kandidatura për nënpresident i propozuar nga Presidentit Mekgovern në vitin 1972, pasi u njoftua se kishte qenë në spital, ku ishte trajtuar me elektroshok për depresion.//lk

XS
SM
MD
LG