Lidhje

Berisha: Topi do të jetë kandidatura e te djathtëve për President


Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se nënkryetari demokrat Bamir Topi do të jetë kandidatura e partisë se tij dhe forcave të tjera aleate të së djathtës për postin e Presidentit të Republikës, në rast se nuk do të arrihet në një zgjedhje konsensuale.

Në mes të ketij viti perfundon mandati i presidentit Alfred Moisiu. Zgjedhja e kreut te ri të shtetit kërkon 84 vota në Parlament, pra në mënyrë të pashmangshme dhe mbështetjen e opozitës.

E djathta në pushtet është shprehur për një zgjidhje konsensuale si ajo që u realizua në vitin 2002. Por kryeministri Berisha ka theksuar sot se nuk do të pranojë imponim nga ana e opozitës dhe se ne rast të këmbënguljes se saj, atëhere ajo do të verë përballë kandidaturën e zotit Topi.

Opozita në muajt e kaluar ishte shprehur se do të pengonte zgjedhjen e presidentit të ri, për të provokuar zgjedhje të reja, ndërsa ditët e fundit është shprehur e gatshme që të evitojë një skenar të tillë, nëse mazhoranca do të ofrojë konsensus për realizimin e reformave të rëndësishme në vend. Kryeministri Berisha, megjithatë, ka deklaruar sot e djathta, duhet të përgatitet edhe për zgjedhje të parakohëshme, pasi sipas tij, ky është objektivi i së majtës.//lk

XS
SM
MD
LG