Lidhje

Aërbas do të shkurtojë rreth 10 mijë vende pune


Drejtuesi më i lartë ekzekutiv i gjigandit evropian të aeronautikës, Airbus, thotë se shkurtimet e planifikuara do të realizohen pavarësisht rezistencës nga politikanët dhe sindikatat. Louis Gallois i paralajmëroi politikanët evropianë që të mos ndërhyjnë në vendimet administrative të prodhuesit Airbus.

Në prag të kërcënimit me grevë mbarë-evropiane, Gallois tha se shkurtimi i 10 mijë vendeve të punës, propozuar nga Airbus janë të paevitueshme dhe urgjente. Kandidatët në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale në Francë kanë bërë thirrje për ndërhyrjen e shtetit për shpëtimin e vendeve të punës në Francë. Vonesa të mëdha në prodhimin e aeroplanit gjigand A-380 po i kushtojnë kompanisë Airbus miliarda dollarë.

Zyrtarë të qeverisë gjermane thonë se nuk janë marrë vendime përsa i përket investimeve të reja në kompaninë mëmë të Airbus (EADS), por Gallois tha se nuk ka nevoja imediate për shtim kapitali.

XS
SM
MD
LG