Lidhje

Presidenti Bush fillon një turne në Amerikën Latine


<!-- IMAGE -->

Presidenti Bush ndodhet në San Paolo të Brazilit, ku një ekip sigurimi prej rreth katë mijë forcash amerikane dhe braziliane është në gatishmëri me rastin e fillimit të turneut të tij gjashtë ditësh në Amerikën Latine.

Zoti Bush dhe homologu i tij brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva do të zhvillojnë bisedime rreth bashkëpunimit në zgjerimin e prodhimit të etanolit si karburant me bazë kallamin e sheqerit.

Më shumë se gjashtë mijë protestues dolën në rrugët e San Paolos kundër vizitës së Presidentit Bush, disa orë para se ai të mbërrite në qytetin më të madh të Brazilit. Policia kundër trazirave përdori gaz lotshjellës dhe rrahu disa na protestuesit, ndërkohë që ata hidhnin parrulla kundër plitikave ekonomike të zotit Bush dhe luftës në Irak.

Policia dhe demonstruesit u përleshën edhe në Bogota të Kolumbisë para vizitës së Presidentit Bush atje të djelën. Qindra studentë qëlluan me gurrë dhe mjete të vogla shërthyese në drejtim të policëve, që u përgjegjën me gaz lotsjellës.

Veç Brazilit dhe Kolumbisë, Presidenti Bush do të vizitojë edhe Uruguain, Guatemalën dhe Meksikën. //iç//

XS
SM
MD
LG