Mijëra italianë dolën në rrugët e Romës për të treguar mbështetje ndaj legjislaturës së propozuar që u jeë të drejta ligjore çifteve të pamartuar, përfshi homoseksualët.
Demonstruesit u mbollën në sheshin Farnese sot për ti bërë thirrje parlamentit italian të miratojë projekt-ligjin që do të lejojë çiftet e pamartuara të kenë të drejta për çështje si trashëgimia. Muajin e kaluar, kabineti i kryeministrit italian Romano Prodi miratoi projektligjin i cili duhet të miratohet tani nga parlamenti për tu kthyer në ligj.
Projektligji ka shtuar tensionet në koalicionin e qëndrës së majtë të zotit Prodi dhe përballet me opozitë të fortë nga shumë ligjvënëns katolikë. Kisha romake ka kundërshtuar njohjen ligjore për çiftet e pamartuara ndërsa përkrahësit e projektligjit akuzojnë Vatikanin se po ndërhyn shumë në politikën italiane. //rd//