Lidhje

Çarls Simonei drejt Hapësirës


Studjuesi amerikan i kopjuterve, Çarls Simonei do të jetë në bordin e anijes Sojuz të hapësirës që do të shkojë në Stacionin Ndërkombëtar Kozmik në prill. Ai do të jetë i pesti civil që shkon në stacion.

Informaticieni dhe aviatori Çarls Simonei po kombinon pasionin e fluturimit dhe krijimit në misionin e tij të hapësirës. Miliarderi amerikan është pilot i stërvitur avionësh dhe helikopterësh. Interesimi për një kohë të gjatë në zbulimin e hapësirës e ka frymëzuar atë të bëhet një nga vizitorët e parë kozmik. “Fillova duke shkuar të shihja nisjet e anijeve për në hapërisë. Shkova disa herë aty dhe dëgjova se të njëjtën gjë mund ta bëja edhe në Rusi. Doja të shihja dallimin midis dy nisjeve”, thotë ai.

Për 20 vjet programuesi i kompjuterave, i lindur në Hungari, punoi për Microsoftin ku së bashku me grupin e tij zhvilloi programet Word dhe Excel. Si Astronauti i Ri i Hungarisë në moshën 13 vjeçare, ai fitoi një udhëtim në Moskë ku u takua me një nga kosmonautët rus. U largua nga vendi i tij në moshën 17 vjeçare.

Dr. Simonyi po stërvitet në Qëndrën Juri Gagarini në qytetin Star, 40 kilometra në verilindje të Moskës. Kjo ndërtesë dikur shumë sekrete e Forcës Ajrore rruhej shumë gjatë Luftës së Ftohtë aq sa ekzistenca e saj ishte pothuajse e panjohur në botë. Tani kjo ndërtesë shërben si shtëpia e përkohshme e një qytetari amerikan që përgatitet për të ikur në hapësirë. “Kur mendoj se po jap një kontribut të vogël në çështjen e fluturimeve civile në hapësirë dhe përparimin e saj më bën të ndjehem se kam arritur diçka”, shpjegon Simonei.

Civilët që konsiderojnë një ftuturim në hapësirë kanë nevojë për tre gjëra: vendosmëri, rreth 20 milion dollarë dhe gjendje të mirë shëndetësore. Dr. Simonei është stërvitur me dy kosmonautët rus Oleg Kotov dhe Fyodor Jurchikin. Përveç lëndëve teorike ai ka marrë stërvitje të zgjeruara praktike, thotë kryeinxhinieri Ivan Ivanovich Suhorukov. “Kemi punuar tashmë me të për katër muaj. Fillimisht e stërvitëm vetëm, e pastaj me një anëtarë të ekuipazhit. Kemi edhe dy herë praktikë para se të niset”, thotë Suhorukov.

Stërvitja e Dr. Simonyi dhe fluturimi i tij u mundësua nga Space Adventures, kompania më e madhe në botë për turizmin në hapësirë. Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Eric C. Anderson thotë se klientëve të tij u pëlqen të rrezikojnë. “Realiteti është se të gjithë këta njerëz ndajnë vizionin e hapësirës. Nuk janë nga ata që hidhen nga avioni çdo javë apo bëjnë aventura të tjera sportive për argëtim”, thotë Anderson.

Stërvitja ka të bëjë me simulatorë, kabinete me trysni, laboratorë me mikrogravitet, kabinën e ngushtë të Sojuzit dhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Dr. Simonei ka besim të plotë në teknologjinë ruse të hapësirës.“Mendoj se për misione shumë komplekse shkencore, Shtetet e Bashkuara janë të vetmet që mund t’i kryejnë. Projekte si teleskopi Hubble apo anija Cassini që shkoi në Saturn. Në të njëjtën kohë rusët kanë arritur rezultate të mëdha me pak investime. Ata kanë krijuar një sistem të qëndrueshëm transporti në hapësirë”.

Në dhomën e stimulimit Dr. Simonei kryen disa detyra përfshi marrjen e fotografive dhe vidiove. “Kam një pajisje shumë të mirë optike, aparat me qartësi të lartë kështu që do të mund të marrë fotografi dhe t’i ndaj me të tjerët”, shpjegon ai.

Gjatë qëndrimit të tij tetë ditor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës ai do të ndihmojnë disa agjenci ndërkombëtare të hapësirës duke kryer eksperimente shkencore. Synimi i misionit të Dr. Simonyi është të përfshijë gjithashtu të rinjtë në shkencën e udhëtimit në hapësirë përmes faqes së tij elektronike. “Dua ta ndaj këtë eksperiencë me vizitorët në faqen time elektronike. Ndarja e kësaj eksperience u jep fëmijëve sot një dritare tek e ardhmja, ku do të ketë përparime të ndryshme teknologjike të përdorshme për ta bërë botën një vend më të mirë. Këto janë gjëra që i motivojnë fëmijët”.

Dr. Simonei do t’i verë njohuritë e tij të hapësirës në praktikë në prill kur anija e tij Sojuz do të niset nga një bazë e Kazakistanit.“Të gjithë ata që pëlqejnë imazhet e së ardhmes duhet të kuptojnë se i gjithë ky përparim nuk vjen me një hap të vetëm. Janë dashur shumë për të ardhur deri këtu. Ndjehem shumë i nderuar që jam pjesë e këtij procesi”. Simonei ka besim se një ditë njerëzit do të udhëtojnë dhe do të jetojnë natyrshëm në hapësirë. Informaticieni 58 vjeçar do të jetë turisti i pestë në hapësirë dhe i 450ti në orbitën e Tokës. //rd//

XS
SM
MD
LG