Lidhje

Komisioneri europian për zgjerimin Olli Rehn viziton sot Shqipërinë


Komioneri europian për zgjerimin, figura kryesore dhe direkte per ecurine e procesit te integrimit dhe të Shqipërisë pritet të qëndrojë sot disa orë në Tiranë ku ai do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të vendit.

Ai do të nisë takimet me presidentin Alfred Moisiu, për të vazhduar më pas me një takim 1 orësh me kyreministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj dhe për ta mbyllur më pas me përfaqësuesit kryesorë të opozitës, kryetarin socialist Edi Rama, dhe kryetarin e lëvizjes socialiste për Integrim Ilir Meta.

Vizita e zotit Rehn zhvillohet në kuadër të një turneu të tij rajonal dhe koinçidon me një moment kur jeta politike po kalon një periudhë tjetër konfliktuale ndërsa vendi ka ende të freskët vlerësimin negativ që mori për zgjedhjet dhe situatën problematike në të cilën u mbajtën të dielën e shkuar zgjedhjet në Shijak.

Pamundësia e Shqipërisë për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme sipas standarteve demokratike u vërtetua edhe një herë, ndonëse thirrje të përsëritura nga faktori ndërkombëtar kishin nënvizuar rëndësinë e tyre dhe impaktin që ato do të kenë për të ardhmen e integrimit euroatlantik.

Në këtë këndvështrim vizita e sotme e zotit Rehn pritet të jetë një përsëritje e qortimeve që pasuan 18 shkurtin, i cilësuar si një shans i humbur për vendin. Edhe vetë komisioneri Rehn ka kërkuar që partitë politike të forcojnë frymën e dialogut e me shpejtësi të nisin punën për një reformë të plotë zgjedhore.

Thirrje që pritet të rishprehet edhe gjatë ditës së sotme. Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka mundur ende të çlirohet nga problem i zgjedhjeve. Kjo ka qenë një çështje që më shumë se çdo gjë tjetër ka penalizuar duke frenuar procesin e integrimit.

Shqipërisë do t’i duhet shumë punë për të rekuperuar imazhin e humbur sërish. Pasojat këtë herë mund të jenë më të ndjeshme, jo aq në marrëdhëniet direkte me Brukselin dhe në anët teknmike të procesit se sa në vonesën e ratifikimit nga vendet anëtare të marrëveshjes së nënshkruar qershorin e shkuar.

Aq më tepër që javët që vijnë nuk është se premtojnë një periudhë të qetë. Pas tre muajsh politika shqiptare do të duhet të përballet me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Të dy krahët, më shumë se sa drejt një konsensusi po shkojnë drejt një krize.

Më tepër se sa thirrjet për një zgjidhje të përbashkët dëgjohet alternativa e zgjedhjeve të parakohshme, alternativë që po përdoret më tepër si mjet kërcënues në lojën e ashpër të politikës shqiptare. (kh)

XS
SM
MD
LG