Lidhje

Shqipëria dërgon kontigjent të ri të trupave në Irak


Në Shqipëri sot u zhvillua ceremonia e përcjelljes së kontingjentit të ri të trupave komando që do të marrin pjesë në misionin e Natos në Irak.

Kompania e trupave komando, njësitë elitë të ushtrisë shqiptare do të vendosen ashtu si dhe kontengjentet e tjera në veri të Irakut, në qytetin e dytë më të madh të tij Mosul. Ata do të jenë në përbërje të një brigade shumëkombëshe të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara.

Kompania shqiptare është e kompletuar me të gjitha materialet teknike, pajisje dhe armatime që i përgjigjen nevojave të misionit dhe vetëm një pjesë e mbështetjes logjistike realizohet nga forcat amerikane. Trupat komando shqiptare janë të angazhuara në ruajtjen e aeroportit të Mosulit, patrullime në qytete, shoqërimin shoqërimin e autokolonave ushtarake apo civile e deri në shpërndarjen e ndihmave të ndryshme për popullsinë e atjeshme.

Që prej vitit 2003 ushtria shqiptare iu bashkua koalicionit ndërkombëtar në Irak të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara. Trupat e saj veprojnë në misione paqeruajtëse dhe në Bosnje e Afganistan, ndërsa në pas pak muajsh pritet që një njësi tjetër të marrë pjesë edhe në Liban nën komandën italiane. //rd//

XS
SM
MD
LG