Lidhje

Izraeli nuk njeh qeverinë e re palestineze të unitetit kombëtar


Kabineti izraelit nuk e pranon të njohë qeverinë së re palestineze të unitetit kombëtar, në të cilën ndajnë pushtetin mes tyre krahu ekstemist dhe ai i moderuar i politikës palestineze.

Kryeministri izraelit Ehud Olmert i tha sot kabinetit të tij, se programi i qeverisë së re palestineze, është problematik sepse në të bëhet thirrje për rezistencë dhe terror dhe nuk njihet Izraeli.

Zoti Olmert e hodhi poshtë idenë e bisedimeve për paqen, por tha se do të vazhdojë kontaktet me presidentin e moderuar Palestinez Mahmut Abaz që i përket lëvizjes Fatah.

Më parë gjatë ditës së sotme Shtetet e Bashkuara thanë se mund të punojnë me disa zyrtarë në qeverinë e re palestineze të Unitetit , por do të vazhdojë të mos ketë kontakte me anëtarët e Hamasit, ku përfshihet dhe kryeministri i qeverisë. Shtetet e Bashkauar e kanë renditur Hamasin në listën e grupeve terroriste.

Qeveria e re palestineze e unitetit, zhvillon mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar sot në qytetin e Gazës. //ad//

XS
SM
MD
LG