Lidhje

Presidenti Putin jep urdhër për hetime të posaçme lidhur me 3 tragjedi, që shkaktuan të paktën 175 të vdekur


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dha urdhër për hetime të posaçme nga Kremlini lidhur me 3 tragjedi, që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 175 vetave që nga e shtuna.

Rrëzimi i një aeroplani, një aksident në një minierë dhe zjarri në një azil në 3 zona të ndryshme nxiti urdhërin e sotëm presidencial. Këto tragjedi kanë vënë në pikpyetje zbatimin ligjor të standarteve ruse të sigurisë dhe mungesën e punonjësve të emergjencës.

Urdhëri për hetimet jepet ndërkohë që ekipet e shpëtimit nxjerrin më shumë trupa pas shpërthimit të djeshëm të gazit metan në një minierë qymyrguri në Siberi, ku humbën jetën 106 vetë.

Autoritetet thanë se të paktën 203 veta ndodheshin në minierën Ulianovsk në kohën e shpërthimit. 93 minatorë janë shpëtuar dhe 4 të tjerëve nuk u dihet fati.

Në zonën e largët jugore të Rusisë, të paktën 62 pensionistë humbën jetën sot kur zjarri përfshiu banesën e tyre afër Detit të Azovit. //ze//

XS
SM
MD
LG