Lidhje

Sulmi vetëvrasës, plagos zv/kryeministrin suni të Irakut


Zyrtarët irakianë thanë se në një sulm vetëvrasës me bombë sot në Bagdad u vranë 6 nga rojet e zëvendëskryeministrit irakian Salam al-Zubaie dhe vetë ai u plagos.

Zubaie, u operua në një spital ushtarak amerikan dhe zyrtarët thonë se ai është në gjendje të qëndrueshme. Shpërthimi ndodhi në Zonën e Gjelbërt të Bagdadit të fortifikuar rëndë, kur zëvendëskryeministri po largohehej nga një dhomë lutjesh në kompleksin e banesave. Zubaije është një nga anëtarët më të njohur të grupit suni, Partia Islamike Irakiane.

Në incidente të tjera me dhunë, në një shpërthim me makinë bombë në lagjen Habibija të Bagdadit u vranë të paktën 4 vetë. Po ashtu, ushtria amerikane tha se dy pjesëtarë të forcave të saj u vranë dje gjatë luftimeve në Bagdad dhe në provincën perëndimore al-Anbar. //rd//

XS
SM
MD
LG