Lidhje

Kongresi amerikan miraton ligjin për kthimin e trupave nga Iraku


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi një projektligj, i cili do të përcaktonte si afat për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku, fundin e gushtit 2008.

Presidenti Bush reagoi me zemërim, duke e akuzuar Dhomën e Përfaqësuesve, se po “abdikonte përgjegjësinë e saj, duke miratuar një projektligj, i cili, sipas tij nuk ka shanse të shndërrohet në ligj”. Ai shtoi se ligji rrezikon ta vonojë dërgimin e burimeve jetike tek trupat amerikane në Irak. Votimi 218 me 212 ishte një fitore e rëndësishme për demokratët në Kongres dhe sfida e tyre më e fortë ndaj Presidentit.

Dy anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve votuan në favor të projektligjit dhe 14 demokratë votuan kundër tij. Pas votimit, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se dita e sotme ishte historike dhe se Kongresi i ri ka ndërmarrë një hap gjigand drejt përfundimit të luftës në Irak.

Në projektligj, i pari i këtij lloji, parashikohen gjithashtu fonde prej 124 miliardë dollarë, për luftrat në Irak dhe në Afganistan, si dhe mbi 20 miliardë dollarë për programe të politikës së brendshme. //rd//

XS
SM
MD
LG