Lidhje

Kryeministri Berisha i hapur për bashkëpunimin me opozitën


Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot i hapur për bashkëpunim me opozitën duke i dhënë kështu pergjigje ftesës që një ditë më parë i kishte bërë kryetari socialist Edi Rama me anë të një letre. Ai e quajti megjithatë arkaike këtë formë komunikimi.

Zoti Berisha deklaroi se fryma e dialogut dhe e sensit të përgjegjësisë duhet të predominojë për të bashkëpunuar në fushën e reformave të rëndësishme.

Megjithatë ai nuk dha ndonjë përgjigje të qartë rreth propozimit të kryetarit socialist Rama për ngritjen e shpejtë të një tryeze të përbashkët mes opozitës dhe qeverisë për t'I dhënë rrugë këtij procesi bashkëpunimi që mund të shmangte dhe një krizë në momentin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

XS
SM
MD
LG