Lidhje

Ministrat e BE-së diskutojnë mbi paqen në Lindjen e Mesme


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan te shtunen mbi paqen në Lindjen e Mesme në ditën e dytë dhe të fundit të takimit jo zyrtar në Bremen të Gjermanisë.

Ministrat diskutuan për mënyrat e komunikimit me qeverinë e re palestineze të unitetit dhe rrugët për të mbështetur një inicitivë arabe të paqes të vitit 2002 e cila u ri-aktivizua javën e kaluar në takimin e nivelit të lartë të Lidhjes Arabe. Njoftimet nga takimi i Bremenit citojnë diplomatë, sipas të cilëve Bashkimi Evropian ka të ngjarë të vazhdojë bojkotin ndaj qeverisë palestineze të udhëhequr nga Hamasi ndërsa do të vazhdojë konkaktin me elementët e moderuar para se të ndërmarrë hapa të tjerë.

Dje Ministrat e Jashtëm të BE-së arritën një kompromis lidhur me propozimin e OKB-së për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ata ranë dakort të bëjnë trysni për miratimin e një rezolute në Këshillin e Sigurimit që do t’i jepte pavarësinë e mbikëqyrur Kosovës. //rd//

XS
SM
MD
LG