Lidhje

Senati amerikan miraton projektligjin e shpenzimeve për Irakun


Senati amerikan miratoi projektligjin e shpenzimeve emergjente për Irakun dhe Afganistanin që vendos kufi kohor për fillimin e tërheqjes së trupave nga Iraku.

Projektligji cakton më shumë se 122 miliardë dollarë për financimin e trupave amerikane në Irak dhe Afganistan. Në të përcaktohet gjithashtu një masë jo e detyrueshme ligjore që i bën thirrje Presidentit Bush të fillojë tërheqjen e trupave na Iraku nga 31 marsi i vitit të ardhshëm.

Senatorët e miratuan projektligjin me 51 vota pro dhe 47 kundër - një republikan dhe një demokrat abstenuan. Dy republikanë votuan me demokratët në favor të projektligjit.

Senatori demokrat Patty Murray e quajti projekligjin një hap të rëndësishëm përpara. Por republikani Richard Shelby tha se projektligji vendos atë që ai e quajti “datë e humbjes”.

Presidenti Bush ka përsëritur vazhdimisht se do t’i verë veton projektligjit në se caktohet një kufi kohor për tërheqjen e trupave nga Iraku. //ze//

XS
SM
MD
LG