Lidhje

Variant i ri i planit amerikan për refomën e imigracionit


Administrata e presidentit Bush ka hartuar një variant të ri të planit për refomën e imigracionit. Varianti i ri parashikon punësim të përkohshëm të imigrantëve ilegalë, por me kërkesa të rrepta nëse ata dëshirojnë të marrin shtetësinë amerikane.

Plani do të lejojë punëtorët pa dokumenta të aplikojnë për viza tre vjeçare punësimi që do të kushtonin 3 mijë e 500 dollarë për t’u zgjatur. Në se duan të marrin qytetari të përherëshme, imigrantëve të paligjshëm do t’u duhet të kthehen në vendet e tyre dhe më pas të aplikojnë në ambasadat amerikane për të rihyrë në Shtetet e Bashkuara dhe të paguajnë 10 mijë dollarë.

Administrata kërkon gjithashtu të kufizojë numrin e të afërmve të imigrantëve ilegalë që do të lejoheshin të vinin në Shtetet e Bashkuara. //ze//

XS
SM
MD
LG