Lidhje

Sulm vetëvrasës në Afganistan; të paktën 3 fëmijë të vrarë


Të paktën 3 fëmijë gjetën vdekjen pasi një person hodhi sot veten në erë pranë një autokolone me ushtarë afganë. Policia thotë se sulmi ndodhi në provincën Langman, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit, Kabul.

Të paktën 6 vetë u plagosën, përfshirë 4 ushtarë. Ndërkaq, autoritetet afgane thonë se persona të dyshuar si ekstremistë talebanë vranë të paktën 7 policë në një pritë ndaj një autokolone të policisë në pjesën jugore të vendit.

Shefi i policisë në Kandahar tha sot se grupe paraushtarake të armatosura sulmuan autokolonën kur po udhëtonte për t’i ardhur në ndihmë një njësie policore që ishte bërë objekt sulmi. Shefi tha se policia u kundërpërgjigj me zjarr, por sulmuesit shpëtuan.

Në zhvillime të tjera, një zëdhënës taleban tha se lëvizja e tyre ka ekzekutuar me varje 3 afganë sot në provincën jugore Helmand. Ai tha se tre personat u kishin dhënë informata trupave britanike mbi vend-ndodhjen e një komandanti taleban, i cili u vra nga një goditje ajrore e Natos. //ad//

XS
SM
MD
LG