Lidhje

Obama grumbullon 25 milionë dollarë për fushatën presidenciale


Senatori demokrat amerikan Barack Obama ka grumbulluar të paktën 25 milionë dollarë deri tani për fushatën e tij presidenciale.

Organizatorët e fushatës së zotit Obama publikuan sot një deklaratë ku thuhet se kontributet e mëdha dhënë për senatorin tregojnë etjen për një lloj tjetër politike në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e fushatës së senatorit thanë se 100 mijë donacione janë kontribuar për zotin Obama. Gati shtatë milionë dollarë janë dhënë përmes internetit.

Senatorja Hillary Rodham Clinton, në krye të garës së partisë demokrate, ka grumbulluar deri tani 26 milionë dollarë. //rd//

XS
SM
MD
LG