Lidhje

Ushtria amerikane e shqetësuar për sulmet me bomba në Irak


Ushtria amerikane në Irak thotë se është e shqetësuar për sulmet me bombë në shkallë të gjerë, që janë kryer, megjithë masat e ashpra të sigurisë dhe pakësimin dhunës sektare në Bagdad.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, gjeneral-majori William Caldwell, tha se dhuna sektare, përfshirë edhe vrasjet me ekzekutim, ranë me 26 për qind në kryeqytetin irakian në muajin mars, krahasuar me një muaj më parë. Megjithatë, gjenerali Caldwell shprehu shqetësimin lidhur me sulmet me bombë që kanë shkaktuar vrasjen kohët e fundit të qindra njerëzve.

Zëdhënësi Kaldwell shtoi se operacioni i sigurisë në Bagdad dhe në provincën Al-Anbar po zgjerohet tani edhe në pjesë të tjera të Irakut, por nuk dha hollësi.

Ndërkohë sot, persona të armatosur hapën zjarr ndaj një autobuzi me punëtorë të një termocentrali pranë qytetit verior të Kirkukut, duke vrarë të paktën 6 vetë. Policia irakiane tha se persona të armatosur, po ashtu rrëmbyen 22 barinj, pranë qytetit të Karbalës, në juglindje të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG