Lidhje

Ligjvënësja Nensi Pelozi zhvillon bisedime në Arabinë Saudite


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Nensi Pelosi po zhvillon bisedime në Arabinë Saudite, ndalesa e fundit e turneut të saj në Lindjen e Mesme.

Zonja Pelosi dhe mbreti saudit Abdullah biseduan mbi gjendjen në Irak dhe mbi procesin e paqes izraelito-palestineze. Ajo u takua edhe me anëtarë të Këshillit konsultativ të mbretërisë.

Zonja Pelosi arriti në Arabinë Saudite nga Siria, ku dje ajo u takua me Presidentin Bashar al-Assad për bisedime të cilat u kritikuan nga Shtëpia e Bardhë.

Nënpresidenti Dik Çejni i tha Radios ABC News se vizita e saj minoi përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të izoluar udhëheqësin sirian dhe se ajo shpërblen sjelljen e keqe. Zonja Pelosi tha se ka rëndësi zhvillimi i një dialogu me Sirinë dhe se ajo dëshironte të diskutonte me Sirinë se si ky vend mund të ndihmojë luftën kundër terrorizmit.//lk

XS
SM
MD
LG