Lidhje

Berisha reagon: PD ka kandidatin e saj të deklaruar për president


Në Shqipëri pas deklarimit publik te ish kryetarit socialist Fatos Nano per te kandiduar per postin e presidentit te ri te vendit, kryeministri dhe kryetari i partisë demokratike Sali Berisha tha sot se partia e tij ka kandidatin e vet dhe se gara per kreun e ri te shtetit mbetet megjithate e hapur. "Ju lutem mos më përzjeni dhe mos më kërkoni që unë të ndërhyjë në fushatën elektorale brenda Partisë Socialiste, përndryshe Partia Demokratike dhe maxhoranca ka kandidatin e saj tashmë të deklaruar. Unë mendoj se po ndodh një proces i hapur, pastaj ai që merr vota më shumë ai do të jetë president", tha zoti Berisha.

Ish kryetari socialist Fatos Nano i cili ishte perpjekur pa sukses edhe 5 vjet me pare per postin e presidentit tha mbreme gjate nje interviste ne televizionin Klan se emri i tij do te ishte kandidatura me e mire per kreun e shtetit. Ai deklaroi se kandidimi i nje perfaqesuesi te shumices do te rrezikonte realisht provokimin e zgjedhjeve te parakohshme. Deri tani ai nuk ka gjetur asnje mbeshtetje zyrtare nga partia socialiste, por ai tha se per opoziten do te ishte nje nder kandidimi i tij.

Megjithate zoti Nano saktesoi se nuk do te pranonte te zgjidhej pasojë e pazareve politike apo kalkulimeve aritmetike te votave ne parlament. Zoti Nano ishte mjaft i ashper me zhvillimet ne gjirin e partise socialiste dhe veprimeve te ndermarra nga kryetari i saj Edi Rama. Ai akuzoi se demokracia në PS po bën hapa të tjerë prapa dhe se po instalohet diktati i kryetarit. //rd//

XS
SM
MD
LG