Lidhje

Bagdat:Një sulm me bombë shkakton dhjetëra të vdekur 


Ushtria amerikane thotë se një shpërthim me bombë sot pranë një spitali në jug të Bagdatit la të vrarë 17 vetë dhe plagosi 26 të tjerë. Ushtria thotë se kanë filluar hetimet për të zbuluar autorët e shpërthimit, i cili u shkaktua nga një makinë-bombë.

Në Bagdat, ushtria thotë se ka kapur një udhëheqës të lartë të al-Kaidës që ka lidhje me shpërthime vdekjeprurëse. Ndërkaq, mijëra irakianë po mblidhen në Najaf për të marrë pjesë nesër në protesta me rastin e 4 vjetorit të futjes së forcave amerikane në Bagdat.

Kleriku radikal shiit Moktada al-Sadr u bëri thirrje irakianëve të protestojnë ndaj pranisë amerikane në Irak si dhe ka nxitur forcat irakiane të ndalin bashkëpunimin me ushtrinë amerikane. Zyrtarë ushtarakë irakianë thonë se nesër në Bagdat do të vendoset një ndalim 24-orësh i qarkullimit të makinave për të parandaluar sulme me makina bombë në 4 vjetorin e futjes së forcave amerikane në kryeqytetin irakian. (kh)

XS
SM
MD
LG