Lidhje

Irak: Luftime me persona të armatosur në Bagdat. Vriten 6 veta


Policia irakiane thotë se të paktën 6 vetë u vranë dhe rreth 13 të tjerë u plagosën, ndërsa forcat amerikane dhe ato irakiane të mbështetura nga helikopterë, luftuan sot kundër personave të armatosur në Bagdat.

Luftimet e ashpra u zhvilluan në në rajonin suni Fadil të Bagdadit. Ushtria amerikane njofton se dy prej helikopterëve të saj u godit me armë zjarri, por u kthyen të sigurt në bazë. Ndërkohë, policia irakiane njoftoi se të paktën 21 vetë u vranë dhe rreth 40 të tjerë u plagosën në dy sulme të veçanta me bombë në Bagdad dhe në një qytet në verilindje të kryeqytetit. Policia tha se sulmi i parë ndodhi sot në qytetin Muktadija, me banorë kryesisht suni, kur një grua, hodhi veten në erë jashtë një qendre të rekrutimit të policëve, duke vrarë të paktën 16 vetë dhe duke plagosur 33 të tjerë. Po sot, ushtria amerikane njoftoi për vdekjen dje të 4 ushtarëve amerikanë në Irak.

PRESIDENTI BUSH DO TE TAKOHET ME UDHEHEQESIT E KONGRESIT

Presidenti Bush tha se ka ftuar udhëheqësit e Kongresit nga të dyja partitë që të takohen me të javën e ardhëshme në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar mbi financimin e trupave shtesë në Irak dhe në Afganistan.

Duke folur sot me veteranët në Virxhinian veriore, Presidenti Bush e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të hyjë në negociata. Ai i bëri përsëri thirrje Kongresit t’i dërgojë atij një projektligj financimesh shtesë por që nuk përmban kufizime të tilla si afate për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku.

Udhëheqësi demokrat i Senatit, Harry Reid tha sot se projektligji për financimin e trupave, i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe nga Senati, i jep ushtrisë amerikane fondet për të cilat ajo ka nevojë. Ai tha se afatet për tërheqjen e trupave të përfshira në projektligj janë një mënyrë me të cilën demokratët e mbajnë presidentin përgjegjës për luftën në Irak, për të cilën shumë amerikanë tani mendojnë se ishte një gabim.

Presidenti Bush ka thënë se do t’i verë veton çdo projektligji financimesh për luftën i cili përfshin afate tërheqjeje. //ii

XS
SM
MD
LG