Lidhje

Belgjika shpreh kënaqësinë që do të kryesojë delegacionin e Këshillit të Sigurimit në Prishtinë e Beograd


Zyra përfaqësuese e Belgjikës në Prishtinë njoftoi se Ministria e Jashtme Belge ka shprehur kënaqësinë që ky vend do të drejtojë delegacionin e Këshillit të Sigurimit gjatë vizitës së planifikuar për në fundin të këtij muaji në Kosovë.

Kjo vizitë e cila organizohet me kërkesën e Rusisë, ka shtuar shpresat e Beogradit se Kosova nuk do të marrë pavarësi siç parashihet në propozimin e kryenegociatorit ndërkombëtar, Martti Ahitsaari.

Prishtina ndërkaq nuk pret që kjo vizitë të ndikojë në ndryshimin e procesit aktual politik për zgjidhje e statusit të Kosovës. //az//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG