Lidhje

Richard Gere në filmin "The Hoax" - në kinema të premten


Të arrish deri aty sa të besosh në gëneshtrat e tua është e sigurtë që kjo të çon drejt greminës. Pikërisht këtë gjë mundohet të provojë Richard Gere në portretizimin e Clifford Irving në filmin “The Hoax”....historia e një shkrimtari të dështuar i cili i futet dallavereve ndërkohë që arrin të realizojë një nga mashtrimet më të mëdha letrare të viteve 1970.

Filmi i bazuar në një ngjarje të vërtetë tregon Irvin i cili nuk arrin të gjejë një histori intriguese për të shkruar, ndaj vendos që të krijojë një gënjeshtër. Një gënjeshtër kaq të mrekullueshme saqë bëhet mashtrimi më madh për të penetruar në median tradicionale. Irving gënjen se bilioneri eksentrik, inxhinier, aviator, producent filmash, dhe playboy Howard Hughes i kishte kërkuar atij që të shkruante biografinë e tij. E vërteta është se Irving as nuk e kishte takuar ndonjëherë në jetën e tij të famshmin Howard Hughes dhe përfiton nga rasti qe bilioneri është aq eksentrik saqë as nuk e pranon as mohon faktin për biografinë e tij.

Irving siguron 765 mijë dollarë nga një shtëpi botuese...duke përfituar 100 mijë për vete dhe të tjerat gjoja për të vajtur për Hughes...me gjoja premtimin e tregimit të sekreteve të jetës së tij. Mashtrimi arrin deri aty saqë revista prestigjoze Time-Life bie dakor të publikojë pjesë nga libri i Irving.

Ndërkohë më shumë jehonë merr libri kur flitet për lidhje të mundshme të adminstratës së korruptuar të Richard Nixonit dhe bilionerit eksentrik. Gjërave u vjen fundi kur Howard Hughes i telefonon një televizioni ne vitin 1972 dhe u tregon atyre se gjithçka thuhej për të në shtyp dhe në libër nuk ishin të vërteta.(kh)

XS
SM
MD
LG