Lidhje

Francë: Ruajal, Sarkozi i kthehen përsëri fushatës


Në Francë, kandidati konsevator për president Nikola Sarkozi dhe rivalja e tij socialiste Segolen Ruajal iu kthyen përsëri fushatës pas fitores në raundin e parë të zgjedhjeve. Rezultatet përfundimtare të votimit të së djelës tregojnë se Sarkozi është në vendin e parë me 31 përqind të votave ndërsa Ruajal në vendin e dytë me gati 26 përqind.

Votimi tërhoqi një pjesëmarrje rekord me gati 85 përqind. Anketat e opinionit të zhvilluara mbrëmë tregojnë se zoti Sarkozy do të fitojë ndaj kandidates Ruajal në balotazhin që do të zhvillohet më 6 maj. Të dy kandidatët pritet tani të përpiqen të tërheqin votuesit që i dhanë vendin e tretë kandidatit Fransua Bajru me 18 përqind të votave. Një këshilltar i zotit Sarkozi tha sot se dera është e hapur për bisedime me partinë e Bajrusë e cila në të kaluarën ka qënë me qeveritë e djathta.//lk

XS
SM
MD
LG