Lidhje

Irak: Vriten 45 persona në disa sulme


Autoritetet irakiane thanë se shpërthimet me bombë në mbarë vendin vranë më shumë se 45 persona dhe plagosën më shumë se 75 të tjerë. Në sulmin më të përgjakshëm, policia tha se shpërthimi i një makine bombë pranë një restoranti në qytetin e Ramadit shkaktoi të paktën 19 viktima.

Në afërsi të Mosulit, një shpërthim vetëvrasës shkaktoi 10 të vrarë pranë zyrave të Partisë Demokratike të Kurdistanit. Një shpërthim vetëvrasës ndodhi gjithashtu në afërsi të një stacioni policor në Bakuba, 60 kilometra në verilindje të Bagdatit duke vrarë 10 vetë.

Një sulm tjetër shkaktoi gjashtë të vrarë në një restorant në Bagdat shumë pranë Zonës së Gjelbërt. Në zhvillime të tjera, një ushtar britanik u vra gjatë një sulmi kundër patrullës së tij në Basra, ndërkohë që nga shpërthimi i një bombe u vra një ushtar amerikan në Mukudadijah.//lk

XS
SM
MD
LG