Në Stamboll, një ndërtesë apartantesh 8 katëshe u rrëzua duke zënë në rrënoja një numër ende të paditur njerëzish. Autoritetet thanë se shumica e banorëve arritën të largohen nga ndërtesa pasi dëgjuan kërcitje rreth 30 minuta para shembjes.
Ekipet e shpëtimit shkuan në vendin e ngjarjes në lagjen Sirinevler ku ishte mbledhur një turmë e madhe njerëzish. Arësyeja e shembjes ende nuk dihet. Incidente të tilla në të kaluarën kanë patur si shkak cilësinë e dobët të ndërtimeve gjë që e shumëfishoi numrin e të vdekurve nga tërmetet e vitit 1999.
Në fillim të këtij viti, shembja e një ndërtese në periferinë e Stambollit shkaktoi vdekjen e një personi. //iç//