Lidhje

Pentagoni bën të ditur se ka arrestuar një operativ të lartë të al-Qaidës


Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se ka arrestuar një operativ të lartë të al-Qaidës i akuzuar se ka organizuar komplote për të vrarë presidentin pakistanez Pervez Musharraf dhe të tjerë.

Në një komunikatë për shtypin, Pentagoni thotë se operativi i al-Qaidës quhet Abd al-Haid al-Iraqi, një irakian i cili në kohën kur u kap po përpiqej të kthehej në vendin e tij për të drejtuar al-Kaidën. Në komunikatë nuk thuhej se kur ishte kapur al-Haidi por burimet i thanë Zërit të Amerikës se ai është arrestuar nga fundi i vitit të kaluar. //iç//

XS
SM
MD
LG