Lidhje

Heqja e statujës acaron marrëdhëniet Rusi-Estoni


Rusia shprehu zemerim ndaj Estonisë, lidhur me vdekjen e nje qytetari rus gjate protestave masive kundër heqje së një statuje sovjetike të Luftës së Dytë Botërore ne kryeqytetin e vendit.

Policia estoneze arrestoi rreth 800 protestues gjate protestave qe vazhduan per dy net para monumentit ne kryeqytetin Talin. 90 vetë u plagosen ne perleshjet mes politice dhe protestuesve, shumica ruse. Moska sot kërkoi zhvillimin e nje hetimi lidhur me vdekjen e nje shtetasi rus.

Dje, autoritetet hoqën nga qëndra e kryeqytetit Talin një përmendore të quajtur Ushtari i Bronxtë. Heqja e spërmendores pasoi përleshjet ditën e enjte gjatë të cilave 1 person u vra dhe mbi 55 të tjerë u plagosën.

Rusia e cilësoi heqjen e përmendores si fyerje për ata që luftuan kundër fashizmit. Dhoma e lartë e parlamentit rus bëri thirrje për kufizimin e lidhjeve diplomatike me Estoninë dhe vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Estonisë. //rd//

XS
SM
MD
LG