Lidhje

Izrael: Shtohet presioni ndaj kryeministrit Olmert për të dhënë dorëheqjen


Në Izrael, po shtohet presioni ndaj kryeministrit Ehud Olmert për të dhënë dorëheqjen pas publikimit të një raporti tepër kritik lidhur me mënyrën se si qeveria e zhvilloi luftën kundër Hezbollahut vitin e kaluar.

Një ministër i kabinetit izraelit, i cili dha dorëheqjen sot, një ditë pas publikimit të raportit, bëri gjithashtu thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Ehud Olmert.

Eital Cabel, ministër pa portofol, tha se publiku izraelit ka humbur besimin tek zoti Olmert.

Një anketë e opinionit publik në Izrael tregon se 69 përqind e personave të anketuar mendojnë që kryeministri Olmert duhet të japë dorëheqjen. Për dorëheqjen e zotit Olmert bëri thirrje edhe media izraelite.

Edhe disa anëtarë të partisë Kadima të kryeministrit kanë kërkuar dorëheqjen e tij, megjithëse shumica e tyre e mbështesin zotin Olmert. //iç//

XS
SM
MD
LG