Lidhje

Veprimtaritë e ditës së lirisë së shtypit u përqendruan në sigurinë e gazetarëve


Kombet e Bashkuara dhe gazetarët në të gjithë botën po e shfrytëzojnë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit për të shprehur shqetësim rreth sigurisë së gazetarëve.

UNISCO-ja e kujtoi këtë ditë në Medellin të Kolumbisë, duke thënë se gazetarët kudo në botë rrezikohen gjithnjë e më shumë nga rrëmbimet dhe vrasjet, veçanërisht në zonat e konfliktit.

Organizata të lirisë së shtypit në të gjithë botën po tërheqin vemendjen rreth fatit të gazetarëve të rrëmbyer, si gazetari i BBC-së, Alan Xhonson, i cili u rrëmbye në Rripin e Gazës para disa javësh. Qeveria palestineze ka thënë se zoti Xhonson është gjallë, por se rrëmbyesit e tij kanë bërë disa kërkesa për lirimin e tij.

Kombet e Bashkuara ia dhanë çmimin e këtij viti për lirinë e shtypit në botë, Ana Politkovskajas, e cila u vra në Moskë në tetor të vitit 2006. Sipas organizatës Gazetarët pa Kufij, ajo ishte mes 110 gazetarëve, që humbën jetën në vitin 2006, viti me më shumë vrasje mes gazetarëve që nga 1994a. //iç//

XS
SM
MD
LG