Lidhje

Gjashtë fuqitë botërore diskutojnë për Iranin


Zyrtarët e 6 fuqive botërore u takuan sot në Berlin për të diskutuar mbi veprimtarinë bërthamore të Iranit.

Në takimin e zhvilluar sot morën pjesë diplomatë nga Gjermania dhe nga 5 anëtarët e përhershëm të Këshilli të Sigurimit-SHBA, Franca, Britania, Rusia dhe Kina.

Iranit i është caktuar 23 maji si afat për të përmbushur kushtet e rezolutës së mëparshme, e cila kërkon që Teherani të ndalë pasurimin e uraniumit, një proces që mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore.

Këshilli i Sigurimit ka vendosur tashmë sanksione ndaj Iranit, për shkak të refuzimit të këtij të fundit për ta ndalur pasurimin e uraniumit.

Krye-negociatori iranian Ali Larixhani dhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, pritet të zhvillojnë gjatë këtij muaji një raund tjetër bisedimesh mbi këtë çështje. //ze//

XS
SM
MD
LG