Lidhje

Irak; pesë ushtarë të vrarë gjatë një sulmi herët në mëngjes


Ushtria amerikane tha se pesë ushtarë u vranë dhe tre mendohet se kane të humbur, pas një sulmi herët në mëngjes ndaj një autokolone të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në jug të Bagdatit. Zëdhënësi i ushtrisë amerikane në Irak Gjeneral Majori William Caldwell tha se patrulla me shtatë ushtarë amerikanë dhe një përkthyes irakian u sulmua afër qytetit Mahmudia. Një aksion i madh kërkimi është duke u zhvilluar në kërkim të tre ushtarëve të humbur. Gjenerali Caldwell tha se ekipet ushtarake pranë sulmit kishin dëgjuar shpërthime dhe një aeroplan zbulimi më vonë kishte pare makina duke u djegur. Ai tha se forcat që erdhën në vendin e ngjarjes gjetën trupat e ushtarëve të vrarë. Ai nuk tha nëse përkthyesi ishte vrarë, apo quhej i humbur. Në zhvillime të tjera, ushtria tha se forcat e koalicionit kapën tre të dyshuar terroristë dhe shkatërruan një makinë bombë gjatë një operacioni në qytetin Sadr. Dje komandanti i forcave amerikane në Irakun verior tha se ai nuk kishte mjaft trupa për kontrolluar dhunën gjithnjë më të madhe në krahinën Diala. Gjeneral majori Benxhamin Mikson i bëri këto komente me gazetarët gjatë një videokonference në Pentagon.

XS
SM
MD
LG