Lidhje

Serbi: Ultranacionalisti Nikoliç jep dorëheqjen


Në Serbi, ultranacionalisti Tomislav Nikoliç dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Parlamentit, duke i hapur rrugën koalicionit liberal dhe partive të moderuara për krijimin e një qeverie të re, pas disa muaj negociatash të pasukesshme.

Udhëheqësi i Partisë Radikale dha sot dorëheqjen, pak më tepër se një javë pas zgjedhjes së tij në këtë post dhe disa ditë pas arritjes së një marrëveshjeje mes Presidentit Boris Tadic dhe Kryeministrit Vojisllav Koshtunica, për formimin e qeverisë së koalicionit. Kjo i dha fund krizës politike që e kishte paralizuar qeverinë e Beogradit që nga zgjedhjet e janarit.

Marrëveshja, në fakt i ndalon ultranacionalistët të bëhen pjesë e qeverisë së re. Partitë serbe kanë si afat 15 majin për formimin e qeverisë së re, ose në të kundërt, sipas Kushtetutës serbe, duhen zhvilluar zgjedhje të reja.//lk

XS
SM
MD
LG