Lidhje

Stalone fajtor për futjen e hormoneve të ndaluara në Australi


Aktori i Hollivudit Silvester Stalone pranoi akuzat se ka futur në Australi hormone të ndaluara që shërbejnë për rritjen artificiale të muskujve.

Avokatët e aktorit 60-vjeçar, i njohur për filmat Rocky dhe Rambo, e pranuan fajësinë sot në një gjykatë pranë Sidneit në emër të Stalones. Vetë aktori është lejuar që të mos dalë para gjykatës. Stalone u akuzua se kishte importuar në Australi një substancë të ndaluar e cila iu gjet në sasi të mëdha gjatë kontrollit të bagazhit në aeroportin e Sidneit në muajin shkurt. Fjala është për hormonin e rritjes Xhintropinë. Ai kishte shkuar në Australi për të promovuar filmin e tij të ri Rocky Balboa, prodhim i ri në serialin e filmave të suksesshëm për një boksier kampion. Gjoba maksimale që mund t'i vihet Stalones është 18 mijë dollarë.

XS
SM
MD
LG