Lidhje

Ushtria izraelite kryen sulme të tjera ajrore në Gaza


Ushtria izraelite ndërmori sulme të tjera ajrore kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës ndërkohë që sulmet me raketa vazhdojnë të godasin Izraelin.

Mjekët palestinezë thonë se një nga goditjet e sotme ajrore të Izraelit në Qytetin Gaza, la të vrarë të paktën 7 vetë. Dëshmitarët thonë se të paktën 3 prej tyre ishin anëtarë të Hamasit. Një goditje tjetër ajrore më vonë shkaktoi vdekjen e dy palestinezëve. Megjithatë, militantët vazhduan të hidhnin raketa në Izraelin jugor duke shkaktuar të plagosur por jo të vdekur.

Luftimet midis fraksioneve palestineze Hamas dhe Fatah, vazhduan edhe sot, për të gjashtën ditë me radhë. Më shumë se 45 vetë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve të dielën.//iç//

XS
SM
MD
LG