Lidhje

Presidenti i Francës Sarkozi emëron kabinetin e ri qeveritar


Presidenti i ri i Francës, Nikolas Sarkozi, bëri ndryshime rrënjësore në strukturën e qeverisë, duke shkurtuar numrin e posteve dhe duke emëruar një numër të njejtë burrash dhe grash në kabinet.

Qeveria që zoti Sarkozi dhe kryeministri i tij, Fransua Fijon emëruan sot, përmbush disa nga premtimet e fushatës së presidentit të ri. Kabineti ka 15 ministra në vend të 30 që shërbenin nën presidentin e mëparëshëm, Zhak Shirak.

Midis të emëruarve janë ish-kryeministri Alen Zhypé, i cili do të përgjigjet për mjedisin që presidenti e ka cilësuar një nga përparësitë më të mëdha. Ministër i jashtëm tani do të jetë Bernard Kushner, ish-administrator i Kosovës.

Avokatja Rashida Dati, me origjinë afrikano-veriore, u emërua ministre e drejtësisë. Emërimni i saj me sa duket përmbush premtimin e presidentit të qendrës së djathtë, për të formuar një qeveri që përfaqëson të gjithë Francën. //iç//

XS
SM
MD
LG