Lidhje

G-8: Ekonomia globale në rritje për 5 vjet radhazi


Ministrat e financave të 8 vendeve me të industrializuara thonë se ekonomia globale është ne rruge te drejte, por paralajmeruan se investimet e paqëndrueshme dhe cmimet e enerigjisë mund ta pengojnë rritjen ekonomike. Zyrtare nga SHBA, Britania, Gjermania, Franca, Italia, Japonia, Kanadaja dhe Rusia bënë sot nje deklaratë, pas takimit dy-ditor në Gjermani, ku thuhej se rritja eknomike mbetet ne pergjithesi e qendrueshme per te pestin vit radhazi. Ne deklaratë gjithashtu thuhej se rritja ekonmike ka qene me ekuliburar mes rajoneve te ndryshme. Por ne takim u bë thirrje per qeverisje më te mire financiare ne vendet afrikane. Ministrat e financave te 8 vendeve me të industrializuara ritheksuan përkushtimin e tyre per të ndihmuar në pakësimin e varfërisë në rajon. Në deklaratë behej gjithashtu thirrje për perfundimin e shpejtë të bisedimeve te organizatës botesore të tregtisë në Doha.

XS
SM
MD
LG