Mijëra turq protestuan kundër qeverisë me baza islamike, për të cilën ata shqetësohen se po rrezikon sistemin laik të qeverisjes në Turqi.
Grumbulli njerëzve në sheshin kryesor të qytetit Samsun, valviste flamurin e kuq të Turqisë dhe hidhte parulla kundër ligjeve islamike të sheriatit.
Samsun është qyteti ku themeluesi i Turqisë moderne laike, Mustafa Qemal Ataturk, filloi luftën e Turqisë për pavarësi kundër fuqive pushtuese pas Luftës së Parë Botërore.
Më shumë se 1 milionë njerëz protestuan të dielën e kaluar në qytetin perëndimor Izmir, kundër qeverisë me baza islamike të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan.
Megjithëse zoti Erdogan ka mbështetur sistemin laik të vendit, kundërshtarët e tij e kanë akuzuar atë për një plan islamik sekret.
Partia kryesore turke, pro-laike e opozitës, Partia Popullore Republikane dhe Partia Demokratike e krahut të majtë, formun një aleancë javën e kaluar për të kërkuar zgjedhje parlamentare në muajin korrik.