Trupat libaneze luftuan për të dytën ditë me radhë me militantët islamikë, në një kamp refugjatësh palestinezë. Shpërthimet e predhave mund të dëgjohen deri në disa kilometra larg, ndërkohë që tanket dhe artileria godisnin militantët në kampin Nahr el-Bared në qytetin verior të Tripolit sot.
Punonjësit e shëndetësisë thonë se 9 civilë palestinezë u vranë vetëm sot, ndërsa zyrtarët thonë se mbi 50 vetë janë vrarë që nga shpërtimi i luftimeve dje. Grupi Fatah al-Islam paralajmëroi se do t’i shtrijë luftimet edhe përtej Tripolit, në qoftë se trupat nuk ndalojnë bombardimet.
Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Shan MkKormek tha se forcat libaneze të sigurimit po “ndjekin rrugën e ligjit” kundër atyre që ai i quajti “ekstremistë të dhunshëm”. Edhe Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin e tij për dhunën.